Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndodhi në grabitjen e 'Vodafone' në Durrës?

Autori merr paratë dhe arratiset, policia nis hetimet për identifikim

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një pikë e shërbimeve të telefonisë celulare 'Vodafone' në Durrës ka rënë pre e një grabitjeje, pasi një i ri dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash. Sipas të dhënave paraprake, pas kryerjes së grabitjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa blutë kanë nisur hetimet dhe kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Çfarë ndodhi në grabitjen e 'Vodafone' në Durrës?
Foto: Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Sipas policisë, autori i dyshuar nuk ka pasur armë të asnjë lloji. Ai ka kërcënuar vajzën e cila punonte aty dhe i ka marrë nga sirtari paratë dhe më pas është larguar. Policja po ashtu ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë së subjektit dhe po i analizon ato për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të siguruar të dhëna që mund të çojnë në kapjen e autorit.

Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme