Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për rastin e gazit lotsjellës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të pafajshëm Glauk Konjufcën lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm Glauk Konjufcën, i cili akuzohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Foto: kallxo.com
Foto: kallxo.com

Gjykatësja Edita Çanta, gjatë shpalljes së aktgjykimit, ka deklaruar se i pandehuri lirohet nga akuza për veprën penale „përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm“, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale.

Rasti lidhet me ngjarjet e 10 gushtit 2016, kur gjatë një seance në sallën e Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës, çka kishte çuar në ndërprerjen e punimeve dhe largimin e pjesëmarrësve për shkak të tymit.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme