← Kosovë
Live · Kosovë · 03:54 · 17 Korrik 2026

Pse u hoq arresti i dy mjekëve të dyshuar për ryshfet?

Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me inicialet V.R. dhe E.S., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Vendimi është marrë më 10 korrik 2026, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ose zëvendësimin e saj me ndonjë masë tjetër.

Sipas Prokurorisë, deri në këtë fazë të procedurës penale janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e nevojshëm, si dhe të pandehurit, përfshirë edhe personat ndaj të cilëve është zhvilluar procedurë për veprën penale të dhënies së ryshfetit. Megjithatë, aktakuza ende nuk është ngritur, pasi pritet të ndërmerren edhe disa veprime të nevojshme procedurale.

Prokuroria ka bërë të ditur se V.R. është duke u hetuar për gjashtë raste të dyshuara të marrjes së ryshfetit, ndërsa E.S. për tri raste. Në përgjigjen e saj, Prokuroria ka sqaruar gjithashtu se E.S. kishte qenë edhe më parë nën masën e arrestit shtëpiak, nga 10 janari deri më 9 shkurt 2023, në kuadër të një rasti tjetër penal.

Për atë rast, më 30 korrik 2024, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e cila është në procedurë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri ishin arrestuar më 13 maj 2026 nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/gjykata-ua-heq-arrestin-shtepiak-dy-mjekeve-te-dyshuar-per-ryshfet
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën