Protesta e studentëve, shkon në 20 numri i të shoqëruarve nga policia
Numri i personave të shoqëruar nga policia në protestën e studentëve ka shkuar në 20, mes tensioneve dhe përplasjeve para Ministrisë së Arsimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Numri i personave të shoqëruar nga policia gjatë protestës studentore ka shkuar në 20, ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Studentët kanë bërë barrikadë në rrugë dhe nuk janë tërhequr, pavarësisht përdorimit të ujëhedhëses dhe gazit lotsjellës nga efektivët. Gjatë zhvillimeve, protestuesit i kanë vënë flakën sërish njërit prej bizneseve që u dogj më parë.
Në zhvillimet e mëparshme të protestës, forcat e policisë kishin shoqëruar aktivistë dhe persona të tjerë gjatë tubimit që nisi në orët e mëngjesit, i cili u karakterizua nga thirrje drejtuar qytetarëve për mbështetje dhe paraqitje të disa personave në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, Ambasada gjermane ka dënuar dhunën policore, ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm dhe ka kërkuar hetim me përparësi për pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës.