Si i këmbeu Komuna e Prishtinës 16 ari tokë në Breg të Diellit para zgjedhjeve 2013?

Banorët thonë se e blejnë pronën që nga viti 1971, ndërsa një pjesë të saj Komuna e Prishtinës e këmbeu në 2013 vetëm 68 ditë para zgjedhjeve.

Si i këmbeu Komuna e Prishtinës 16 ari tokë në Breg të Diellit para zgjedhjeve 2013?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Gjykata e Apelit në vitin 2024 ka marrë aktgjykim ku i njeh si pronarë banorët për rreth 64 ari në Breg të Diellit, por 16 ari të kësaj parcele Komuna e Prishtinës në vitin 2013 kishte marrë vendim për këmbim me një pronë tjetër në Gërmi. I gjithë ky proces po konsiderohet i dyshimtë dhe jo ligjor.

Xhemshit Cakolli, njëri prej banorëve, thotë se pronën e kanë blerë në vitin 1971 dhe e kanë shfrytëzuar që atëherë. Sipas tij, në vitin 1985 Komuna ka bërë eksproprijim të pronës, rreth pesë hektarë livadhe dhe ara, pa pagesë apo kompensim. "Është bërë pa vetëdijen tonë në kohën e ish-Jugosllavisë së atëhershme", ka thënë ai.

Banori tjetër, Asllan Vllasaliu, thotë se ishte 16 vjeç kur e bleu pronën me babain, por sot në moshë të shtyrë thotë se asnjëherë nuk janë kompensuar. Vëllai i tij, Bastri Vllasaliu, tregon se kishin hapur pus për autolarje, por Komuna ua ka ndalur punën përmes gjykatave.

Valdet Aliu, pronar i një pjese tjetër, thotë se prej vitit 1985 janë në kontest gjyqësor me Komunën. "As nuk kemi ndërtuar vetë, as nuk na kanë lënë neve si banorë, të cilët jemi pronarë legjitimë, por është përfshirë edhe pala e tretë, gjë që është shumë nonsens", ka thënë ai.

Vendimi i Kuvendit Komunal, me kryesues Sami Hamitin dhe propozim të kryetarit Isa Mustafa, është marrë më 27 gusht 2013 — vetëm 68 ditë para zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013. Në pikën tre të vendimit ishte edhe prona e Mefail Cakollit, mbi 16 ari, e cila këmbehej me një pjesë të paspecifikuar të pronës në Breg të Diellit. Vendimi parashikonte që Ministria e Financave të bënte vlerësimin e tregut, por nuk dihet nëse të dhënat janë publikuar ndonjëherë.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/banoret-thone-se-pronen-ne-breg-te-diellit-e-blene-ne-vitet-70-nje-pjese-e-saj-komuna-e-kembeu-per-nje-prone-ne-germi/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si e nis Zvicra rrugëtimin në Botërorin 2026?
  2. “TVSH-ja Ime” jashtë funksionit prej 48 orësh
  3. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë pas aksidentit me kombi në Mitrovicë
  4. Pse po e refuzon PDK-ja koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje?

Vazhdo leximin