Sadiku: VV-ja harron pushtetin dhe fajëson ZRrE-në
Deputeti i LDK-së kritikoi ashpër deputetët e pushtetit pas raportimit të bordit të ZRrE-së në Komisionin për Ekonomi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, ku ka raportuar bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji. Sadiku ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke deklaruar se ata tentuan t'ia faturojnë një rregullatori të pavarur problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre.
Sipas deputetit të opozitës, anëtarët e pushtetit morën rolin e opozitës dhe harruan se partia e tyre qeverisë prej gati shtatë vjetësh, duke e quajtur këtë sjellje si tragjikomedi me shtetin. «Deputetët e Vetëvendosjes morën rolin e opozitës, siç bëjnë zakonisht, duke harruar se partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet», ka shkruar ndër të tjera ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


