Gjykata konfirmon: akuzat ndaj Pajazitit ishin të pavërteta
Pse kërkon ankesë Pajaziti edhe kur gjykata e favorizoi?
TETOVË — Gjykata Themelore ka konfirmuar se të gjitha akuzat ndaj ish-drejtorit të SHMKM "Nikolla Shtejn", Binas Pajaziti, për keqpërdorim mjetesh financiare ishin të pavërteta dhe të pambështetura me prova.
Pajaziti ishte akuzuar publikisht më 10 tetor 2024 në një konferencë për shtyp. Gjykata konstata se "asnjë provë apo dokument relevant" nuk u paraqit për të vërtetuar pretendimet e bëra atë ditë.
Sipas vendimit gjyqësor, këto akuza të pambështetura kanë dëmtuar ndjeshëm nderin, dinjitetin dhe integritetin profesional të Pajazitit. Megjithatë, ai konsideron dëmshpërblimin e caktuar si "simbolik" dhe ka kërkuar ankesë në Gjykatën e Apelit për kompensim më të drejtë dhe më adekuat.
Pajaziti vlerëson se "Askush nuk duhet të akuzohet publikisht pa prova dhe pa mbajtur përgjegjësi për pasojat e fjalëve të veta. Liria e shprehjes është një vlerë demokratike, por ajo nuk përfshin të drejtën për të shpifur." Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.