Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Maqedonia

Muhamet Elmazi dhe BDI reagojnë ndaj dhunës policore ndaj dy të rinjve

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, dhe BDI kanë reaguar ndaj raportimeve për dhunë ndaj dy të rinjve nga kjo komunë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Muhamet Elmazi dhe BDI reagojnë ndaj dhunës policore ndaj dy të rinjve

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë që vijnë nga kjo komunë, pas hetimeve të nisura më parë për këtë ngjarje. Në reagimin e tij, Elmazi u shpreh: «Si Kryetar Komune, e dënoj çdo formë të përdorimit të dhunës dhe tejkalimit të kompetencave zyrtare. Ndaj plotësisht shqetësimin me familjarët për këtë ngjarje». Ai shtoi se policia duhet të jetë gjithmonë mburojë e qytetarit, simbol i sigurisë, profesionalizmit dhe zbatimit të ligjit, dhe kurrësesi burim frike apo pasigurie për të rinjtë.

Lajmet e ditës · RTK: Lajme 09:00 10.10.2026 · YouTube ↗

Gjithashtu, lidhur me këtë rast, Elmazi shpreson dhe beson se organet përgjegjëse, Kontrolli i Brendshëm dhe prokuroria, do të marrin të gjitha masat e nevojshme për ta zbardhur plotësisht ngjarjen, duke theksuar se llogaridhënia dhe respekti ndaj qytetarit janë garancë e vetme për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë.

Përveç kreut të Komunës së Sarajit, për rastin në fjalë ka reaguar edhe BDI, e cila ka kërkuar përgjegjësi për dhunën ndaj të rinjve shqiptarë. Nga BDI kërkojnë hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe përgjegjësi për çdo shkelje nga ana e zyrtarëve policorë, duke shtuar se heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë nuk janë opsion. Po ashtu, ata kanë kërkuar dorëheqjen e zv.ministrit për punë të brendshme, Astrit Iseni.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →