Gjashtë klube evropiane ndjekin Alex Baenan, Atletico vendos çmimin
Gjashtë skuadra evropiane përcjellin mesfushorin spanjoll Alex Baena, ndërsa Atletico kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjashtë gjigantë evropianë kanë shfaqur interesim për mesfushorin spanjoll Alex Baena, i cili po kalon një formë të mirë te Atletico Madridi. Arsenali, Bayern Munichu, Newcastle, Tottenhami, Manchester City dhe Aston Villa po e përcjellin nga afër lojtarin në tregun e transferimeve.
Klubi madrilen kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij. Gjatë këtij sezoni, Baena ka regjistruar pesë gola dhe katër asistime në 14 paraqitje, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030. Për shkak të këtyre rrethanave, një largim i mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit mbetet i vështirë, përveç rastit kur klubi pranon një ofertë jashtëzakonisht të lartë.