Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dështon seanca ndaj Gjestit — këngëtari ishte në koncert në Shqipëri

Mungesa e të akuzuarit bëri të pamundur zhvillimin e seancës për tri veprat penale

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Mungesa e të akuzuarit bëri të pamundur zhvillimin e seancës për tri veprat penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Gjithashtu, në sallë mungoi edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dështon seanca ndaj Gjestit — këngëtari ishte në koncert në Shqipëri
Foto: Eva Murati at 82nd Venice International Film Festival (close-up) / Wikimedia Commons

Mbrojtësi i Gjestit, avokati Burim Azemi, sqaroi se këngëtari e ka njoftuar përmes një mesazhi për pamundësinë e pjesëmarrjes, duke bërë të ditur se ai ndodhej në Shqipëri për shkak të një koncerti. “Rrethanat a janë objektive apo subjektive nuk i di për momentin, mirëpo më ka tregu që e ka të pamundur me prezantu sot”, tha Azemi.

Për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, gjykatësja Edita Çanta paralajmëroi se nëse i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tij me detyrim.

Burim: Insajderi

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme