Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Gaz lotsjellës dhe kërkesë për dorëheqje para Ministrisë së Drejtësisë

Protestuesit në Prishtinë kanë hedhur gaz pranë Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Protestuesit që janë mbledhur në Prishtinë në shenjë pakënaqësie pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur te zyrat e Ministrisë së Drejtësisë, ku është hedhur gaz dhe gaz lotsjellës pranë dyerve ndërsa aty po qëndrojnë zyrtarët e Policisë. Kjo është dita e dytë e protestës kundër vrasjes së grave, e cila pason zhvillimet e një dite më parë.

Gaz lotsjellës dhe kërkesë për dorëheqje para Ministrisë së Drejtësisë
Foto: tetovasot.com
Video · Facebook ↗

Marshimi i sotëm pritet të vazhdojë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe deri te Qeveria. Pjesëmarrësit po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Video · Facebook ↗
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme