Fusha: Një kWh kushton 31.2 centë dhe rrezikon prodhimin vendor
Biznesmeni prizrenas tregon se fatura mujore e energjisë ka arritur në 157 mijë euro.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRIZREN — Biznesmeni Alajdin Fusha ka bërë të ditur se fabrika e tij ka pranuar një faturë prej 157,884.67 eurosh nga KESCO për 505,974 kilovatë-orë energji të faturuar. Sipas llogaritjeve të tij, kur llogariten kostot e furnizimit, rrjetit dhe TVSH-ja, çmimi arrin në 31.2 centë për kWh.
Fusha ka kërkuar nga ministrja e Ekonomisë, Mimoza Kusari-Lila, si dhe nga Qeveria, ZRRE-ja dhe institucionet e tjera që të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të mekanizmave mbrojtës për prodhuesit vendorë. «Nuk po kërkojmë energji falas. Nuk po kërkojmë privilegje. Po kërkojmë kushte ekonomikisht të përballueshme për të prodhuar në Kosovë», ka shkruar ai.