Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Francezët kryesojnë qiratë ditore në Shqipëri — kapin 17.7% të netëve

Të dhënat e AirDNA tregojnë se vizitorët e huaj rezervuan 97.1% të netëve të qëndrimit, ku pas Francës renditen Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

TIRANË — Francezët po forcojnë pozicionin si tregu kryesor i huaj për qiratë ditore në Shqipëri, duke siguruar 17.7% të netëve të rezervuara në platformat e akomodimit afatshkurtër deri në qershor 2026. Sipas AirDNA, kjo është një rritje prej 2.7 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Francezët kryesojnë qiratë ditore në Shqipëri — kapin 17.7% të netëve
Foto: Albanian landscape / Wikimedia Commons

Gjermania mbetet tregu i dytë më i rëndësishëm në vend, ndonëse pesha e saj ra në 13.39% nga 13.7%. Ndërkohë, vizitorët nga Shtetet e Bashkuara po shënojnë rritje të shpejtë duke kapur 12.99% të netëve të qëndrimit, duke u afruar në vetëm 0.4 pikë përqindjeje larg tregut gjerman.

Në kontrast me rritjen e vizitorëve francezë dhe amerikanë, tregjet e tjera tradicionale evropiane pësuan rënie. Mbretëria e Bashkuar zbriti në 11.4% të netëve të qëndrimit nga 12.62%, ndërsa Holanda dhe Italia ranë respektivisht në 4.15% dhe 3.75% të qëndrimeve të regjistruara gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave, Kanadaja tregoi rritje duke siguruar 3.43% të qëndrimeve ditore. Nga ana tjetër, vizitorët vendas përfaqësuan vetëm 2.91% të totalit të akomodimeve, çka dëshmon se rreth 97.1% e netëve të regjistruara në platformat si Airbnb erdhën nga klientët e huaj.

Tregjet e tjera jashtë listës së AirDNA përbëjnë së bashku rreth 30.28% të qëndrimeve. Ky zgjerim i vizitorëve të huaj konfirmon rëndësinë e madhe të akomodimit afatshkurtër për turizmin ndërkombëtar në Shqipëri.

Burim: Shekulli
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme