Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Kush e vulosi kualifikimin e Spanjës?

Pedro Porro shënoi golin e dytë që vulosi kualifikimin e “La Rojas” në finalen e madhe

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pedro Porro ishte një nga heronjtë e Spanjës në fitoren 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke shënuar golin e dytë që vulosi kualifikimin e “La Rojas” në finalen e madhe. Pas ndeshjes, mbrojtësi spanjoll nuk e fshehu emocionin, duke e cilësuar arritjen si momentin më të madh të karrierës së tij.

Kush e vulosi kualifikimin e Spanjës?
Foto: Pedro Porro 2021 / Wikimedia Commons

“Është një ëndërr e bërë realitet, as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar të realizoja gol”. “Jam shumë i lumtur me qëndrimin e ekipit nga fillimi deri në fund. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, bëmë gjithçka për të avancuar”.

Ata i bëjnë gjërat shumë mirë dhe kjo i përket ekipit, nuk ka të bëjë me mua”. Porro theksoi se çelësi i suksesit ishte mënyra se si Spanja arriti të neutralizonte armën më të fortë të Francës. “E dinim që kundërsulmi i forcës së tyre ishte çelësi dhe ia dolëm mbanë dhe jam shumë i lumtur”, pwrfundoi spanjolli.

Me këtë fitore, Spanja siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, ku do të tentojë të rikthejë trofeun në Madrid për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/sport/629974/pedro-porro-zbulon-celesin-e-fitores-ndaj-frances/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme