Zhurma Press E Martë · 01 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:19 Përplasje te Kryeministria, policia largon protestuesit dhe shoqëron një person22:05 Çdo e treta banesë në Maqedoninë e Veriut është e zbrazët21:59 Haxhiu pret ekipin e xhudos pas medaljeve në Taranto 202621:49 “Ora e pritjes” për krerët e UÇK-së vendoset edhe në Mitrovicë21:45 Ariana Grande performon me këpucë të rehatshme pas prerjes në këmbë21:39 Kurti: Marrëveshja me LDK-në ishte për Sejdiun, do të deklarohem pas mbledhjes21:34 Muhaxheri përkrah deputetët e LDK-së që refuzojnë Sejdiun21:29 Karamuço: Bllokimi i rrugëve në protestë konsumon vepër penale21:24 Zulfaj: Bashkëpunimi rajonal mban të rinjtë në Ballkan21:19 Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu, prezantuesit e rinj të “Fiks Fare”
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Ku miratohen fonde për rindërtim?

Këshilli i Ministrave miratoi përdorimin e Fondit të Rindërtimit me 418 milionë lekë për financimin e rindërtimit dhe riforcimit të banesave individuale të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore

Redaksia ZHURMA 05:44 Përditësuar 17:14 1 min lexim
Ku miratohen fonde për rindërtim?
FOTO · Foto: Kurbin and Kruja highlands (WPWTR16) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit dhe riforcimit të banesave individuale të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore në bashkitë Kurbin dhe Shijak.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 418 097 430 lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte, që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në bashkitë Kurbin dhe Shijak.

Bashkisë Kurbin i transferohet fondi në masën 407 196 804 lekë pa TVSH dhe bashkisë Shijak i transferohet fondi në masën 10 900 626 lekë pa TVSH.

Efekti financiar do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2026, të cilat u transferohen bashkive Kurbin dhe Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 57 478 717, 28 lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në bashkitë Kurbin e Shijak.

Bashkisë Kurbin i transferohet fondi në masën 43 220 255, 28 lekë pa TVSH; bashkisë Shijak i transferohet fondi, në masën 14 258 462 lekë pa TVSH.

Për zbatimin e këtyre vendimeve ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Kurbin e Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/15/miratohen-fonde-per-rindertimin-dhe-riforcimin-e-banesave-ne-kurbin-e-shijak
— Redaksia ZHURMA

Komentet