Flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë në Bruksel për ngjarjen tragjike në Poloni
Komisioni Evropian ka ulur flamujt në gjysmështizë pas sulmit tragjik në Krakovë, ndërsa Polonia shpall ditë zie.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komisioni Evropian ka ulur në gjysmështizë flamujt evropianë para selisë së tij në Bruksel, në shenjë solidariteti me Poloninë pas sulmit tragjik që ndodhi në qendër të Krakovës. «Në solidaritet me popullin polak, flamujt evropianë para selisë sonë në Bruksel janë ulur në gjysmështizë pas ngjarjeve tragjike në Krakovë. Evropa bashkohet me Poloninë në dhimbje dhe solidaritet», thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.
Sipas Qeverisë së Polonisë, sulmi ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, pak pas orës 15:00, në zonën e Sheshit Kryesor të Krakovës, kur një 25-vjeçar i armatosur hyri me veturë në zonën e qytetit të vjetër dhe hapi zjarr ndaj njerëzve. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, nëntë persona humbën jetën, kurse 16 të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë edhe vetë sulmuesin.
Në nderim të viktimave të këtij sulmi, presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shpallur datat 8 dhe 9 nëntor si ditë zie kombëtare në vend.