Fisnik Asllani mbetet te Hoffenheim pas dështimit të transferimit te RB Leipzig
Sulmuesi shqiptar mbetet te Hoffenheimi pasi testet mjekësore ndalën kalimin te Leipzig; mesazhi i fuqishëm nga palestër.
SINSHEIM — Fisnik Asllani do të vazhdojë të mbetet lojtar i Hoffenheimit për këtë sezon, pasi transferimi i tij i paralajmëruar te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit. Marrëveshja u prish për shkak të një problemi mjekësor që u shfaq gjatë testeve shëndetësore, duke pamundësuar zyrtarizimin e kalimit të sulmuesit shqiptar te klubi i njohur gjerman.
Pas dështimit të marrëveshjes, Asllani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale nga palestra. Sipas IndeksOnline, ai ka publikuar një fotografi me mbishkrimin domethënës «Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj», duke dërguar sinjale se është i përqendruar dhe gati për sfidat e radhës në Bundesligë.
Kujtojmë se gjatë edicionit të kaluar në kampionatin gjerman, sulmuesi i njohur regjistroi 33 paraqitje dhe arriti të shënojë plot 10 gola për fanellën e Hoffenheimit. Tani, ai mbetet i angazhuar për të përsëritur formën e mirë në fushën e blertë.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA




