Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:49 Kylie Jenner rrëzon reagime pasi qira një sallë kinemaje të tërë20:06 Udhërrëfyesit do të ndihmojnë vendeve të zgjerimit në BE20:02 Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë19:44 Haziri: Protestat vazhdojnë derisa Kurti të votojë ligjin për UÇK-në19:30 Gjyqtarët kosovarë në Ligën e Kombeve18:55 Kjo Corvette ZR1X pritet të shitet për një shumë marramendëse18:42 Hamza: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të VV'së18:35 Ndarja e re territoriale, Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i…17:45 Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t'dojnë le të…17:42 Kremlini paralajmëron përshkallëzim për bazën bërthamore në Lituani
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Viral & Showbiz KOS

Filmi DUA i Blerta Bashollit hap edicionin e 18 të festivalit PriFest

Prishtina International Film Festival ka zbuluar filmin hapës të edicionit të 18, i cili është realizuar nga regjisorja Blerta Basholli.

Redaksia ZHURMA 10:50 Përditësuar 18:46 1 min lexim
Foto: Blerta Basholli / KultPlus
FOTO · Foto: Blerta Basholli / KultPlus Arkivi ZHURMA

Prishtina International Film Festival ka zbuluar filmin hapës të edicionit të 18 të festivalit. Bëhet fjalë për filmin fuqizues të Blerta Bashollit, DUA.

"Është veçanërisht domethënëse ta mirëpresim DUA-n në shtëpi. Një histori e lindur këtu, e realizuar nga njerëzit tanë, që e ka çuar zërin e Kosovës përtej kufijve tanë dhe tani rikthehet aty ku i përket: para publikut kosovar, në ekranin e madh, në PriFest", u tha në faqen zyrtare të festivalit.

Filmi DUA trajton adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën, në sfondin e një prej periudhave më të vështira të historisë së vonshme të Kosovës. Në këtë film luajnë Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj.

Me regji dhe skenar të Blerta Bashollit dhe bashkë-skenariste Nicole Borgeat, ky film është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës. Edicioni i festivalit zgjat gjashtë ditë dhe mbahet nga 8 deri më 13 shtator.

Burimet: Lajmi.net (klaster 1 outlets).

Komentet