Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:04 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë KOS

Ferati dhe IFES diskutojn për bashkëpunim institucional

Takimi për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e kompetencave

Redaksia ZHURMA 13:12 1 min lexim
Ferati dhe IFES diskutojn për bashkëpunim institucional
FOTO · Foto: Разнообразие семян / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të IFES-it, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare në mbështetje të proceseve demokratike dhe zhvillimit institucional. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe nevojat aktuale të Ministrisë, me theks të veçantë në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e efikasitetit në zbatimin e kompetencave të saj.

Siç u theksua gjatë diskutimit, bashkëpunimi i vazhdueshëm do të kontribuojë në forcimin e institucioneve, promovimin e vlerave demokratike dhe përmirësimin e shërbimeve në interes të qytetarëve. Përfaqësuesit e IFES-it dhe ministri Ferati shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin profesional të stafit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Komentet