Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Si synon Fahrije Hoti t'i afrohet grave nga Kuvendi?

Kandidatja e LDK-së thotë se historinë e saj e kanë mbrojtur në fakultete ndërkombëtare dhe se grupet e grave në gjithë Kosovën e kanë ndjekur si model.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kandidatja për deputete nga lista e LDK-së, Fahrije Hoti, ka thënë se kalimi i saj në politikë vjen nga përvoja në biznes, jo nga sfond politik. Në një intervistë për Klan Kosova, Hoti theksoi se gjithçka në aspektin e biznesit e ka nisur nga zero.

Si synon Fahrije Hoti t'i afrohet grave nga Kuvendi?
Foto: Wikimedia Commons

"Unë kam nisur gjithmonë një rrugëtim nga zero dhe kam arritur këtu ku jam, sa i përket biznesit. Nuk vi nga politika, vi nga biznesi", tha ajo. Hoti u shpreh se është bashkangjitur LDK-së "konkretisht presidentes", duke e quajtur atë "presidentja më e mirë që na ka përfaqësuar në arenën ndërkombëtare dhe brenda në Kosovë".

Hoti shtoi se historia e saj ka shërbyer si temë diplome në fakultete ndërkombëtare dhe se ka ndihmuar grupe grave në Kosovë të nisin iniciativa të ngjashme. "Besoj që kam me iu qenë afër prapë edhe nëse kam fatin të jem deputete e parlamentit të Kosovës", tha ajo.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme