Vidasusi2
Ka edhe një zë tjetër me këtë emër: Vidasusi1
Vidasusi, në besimin e ilirëve ishte perëndi që mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente ai paraqitet i shoqëruar nga gruaja e tij, Thana. Në Topusk, në Kroaei, pranë një burimi uji mineral janë gjetur katër altarë kushtuar këtij çifti/Në të njëjtën krahinë janë gjetur gjithashtu mbeturinat e një faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumë altarë të tjerë me emrin e kësaj hyjnie romake. Duke u bazuar në këtë fakt,ru tografët kanë arritur në një përfundim të drejtë se Vidasusi në besimin ilir kishte atribute të ngjashme me ato të hyjnisë roke Silvan — mbroitësin e burimeve, të pyjeve dhe fushave, kurse Thanën e kanë identifikuar me hyjneshën romake Diana. Vidasusi dhe Thana adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë ilire, sidomos nga ata që merreshin me blegtori, si Dalmatët. Vidasusi ka qenë hyjni supreme e ilirëve në panteonin ilir prandaj zinte një vend shumë të rëndësishëm. Por kulti i Vidasusit, Silvanit ilir gjeti adhurues edhe në shtresat e ulëta popullore të Romës dhe të Italisë. Ai u përhap edhe në provinca të largëta të perandorisë. Kjo dëshmon për ndikimin e kultit të pasur iiir në vetë panteonin romalt.