Riti
Riti (lat. ritus — ceremoni fetare), tërësia e veprimeve të një kulti fetar, që bëhen sipas një rregulli të caktuar nga dogma dhe të cilave u veshin veti
magjike. Elementet kryesore të ritit të feve antike ishin lutja, pastrimi, flijimi, fallet dhe vallet rituale.