Remi
Remi (Remus), binjak me Romulin, biri i Marsit dhe i Rea Silvias. Sipas legjendës, të dy fëmijët u braktisën në lumin Tiber, por u shpëtuan dhe u ushqyen nga një ulkonjë. Kur u rritën, vendosën të themelonim një qytet. Gjatë një grindjeje për vendin e themelimit, Romuli vrau Remin. Qyteti i ri mori emrin Romë, nga Romuli. Në kuptimin e figurshëm, emrat Romul dhe Rem përfaqësojnë grindjen vëllazërore për pushtet.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.