Momi

Momi, personifikim i shpifjes, i thashethemeve dhe i talljes. Sipas Hesiodit, ai ishte biri i Niktës. Përfaqësonte më shpesh kritikën tallëse, skeptike e të paskrupull të veprave të njerëzve dhe të perëndive. Legjenda tregon se ai kritikoi psh. Hefestin, sepse, kur ky i dha formën qenies njerëzore, nuk kishte lënë në gjoksin e krijesës së tij një vrimë që të mund të lexoheshin aty mendimet sekrete të njeriut. Ai plasi nga inati kur nuk mundi t’i gjente Afërditës asnjë të metë.

Shih edhe