Itaka

Itaka, një nga ishujt e Cefalonisë në detin Jon. Sipas poemave homerike, në kohën e Luftës së Trojës në Itakë sundonte Odiseu. Kur Odiseu donte të kthehej në vendin e tij, Poseidoni, i zemëruar me këtë hero, e detyroi që të endej nëpër det gjatë dhjetë vjetëve. Sikundër që fjala «Odise» u bë sinonim i një udhëtimi të gjatë e plot aventura, ashtu edhe shprehja «kthimi në Itakë» në gjuhën e sotme do të thotë të arrish në vendin tënd të dashur pas shumë fatkeqësish dhe vuajtjesh.

Shih edhe