Ifiu
Ifiu (Ifia) 1. Djalosh nga ishulli i Qipros, i dashuri i Anaksartës. I dëshpëruar nga përbuzja që kishte vajza e re për të, Ifiu vrau veten. Për këtë egërsi Afërdita e dënoi Anaksartën, duke e shndërruar në gur. 2. Mbret i Argosit (në Peloponez), babai i Evadnës dhe i Eteoklit.
-Ika, në besimin e ilirëve ishte nimfë që mbronte burimet dhe ujërat. Emri i kësaj nimfe përmendet në një altar, gjetui në afërsi të Fianones, afër burimit që mban emrin Ika në Istrë, në territorin e Liburnëve.