Idhulli
Idhulli (gr. figurë), figurë a statujë që simbolizonte një fuqi të mbinatyrshme, e cila ishte objekt i kultit dhe adhurohej si hyjni. Adhurimi i idhullit ishte karakteristikë për fetë pagane, por mbeturinat e tij i gjejmë dhe në të ashtuquajturat fe moderne. Në fenë e krishtere idhuj u bënë ikonat e shenjtorëve dhe kryqi.