Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:52 Hasani: Protestat e detyruan Kurtin të lëshojë pe për Ligjin për Specialen22:19 Bashkimi nis me fitore aventurën evropiane21:59 Ronaldo për Messin: Tregim që do të zgjasë gjithmonë21:53 Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon21:51 Arta Bajrami kërkon urgjencë për projektligjin e autizmit21:35 Pato: Më donte edhe Interi, por Milanin e zgjidha zgjidhja më e mirë21:21 Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj…20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport SHQ

Si u nda ndeshja e parë evropiane e Elbasanit?

AF Elbasani nisi sot rrugëtimin historik në UEFA Conference League me një barazim 1-1 me Bate Borisov

Redaksia ZHURMA 22:40 Përditësuar 18:00 1 min lexim
Si u nda ndeshja e parë evropiane e Elbasanit?
FOTO · Foto: Elbasan Arena / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË, 7 korrik — AF Elbasani e nisi sot rrugëtimin historik në UEFA Conference League me një barazim 1-1 me Bate Borisov, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues. Takimin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00, Elbasani e nisi mjaft mirë teksa që një minutën e 8-të iu afrua golit të avantazhit me Nikaj me shkodranin që tentoi me një gjuajtje të fortë por që u ndal nga portieri.

Elbasani ishte superior ndaj kundërshtarëve dhe e mori shpërblimin e merituar për lojën që po zhvillonte në minutën e 46 kur Nikaj shfrytëzoi një asist të Hebaj për të shënuar golin e avantazhit për verdheblutë. Pjesa e dytë nisi me një mundësi shumë të mirë të BATE teksa Varska tentoi me një gjuajtje me kokë por topi përfundoi ngjitur me tramversën.

Në krahun tjetër Elbasanin u kundërpërgjigj me Nikaj që ishte në një ditë të shkëlqyer, por gjuajtja e tij u ndal në dy kohë nga portieri i BATE. Por në minutën e 67-të skuadra mike arriti të gjejë rrugën e rrjetës me Rusakov që u aktivizua si zëvendësues duke barazuar shifrat 1-1.

Për Elbasanin, kjo sfidë kishte një rëndësi të veçantë, pasi shënoi rikthimin në kompeticionet europiane pas 20 vitesh. Verdheblutë synojnë të hedhin një hap pozitiv në ndeshjen e parë përpara tifozëve të tyre. Ndeshja e kthimit, e vlefshme për kualifikimin në raundin e dytë, do të luhet më 16 korrik në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/07/conference-league-af-elbasani-ndahet-ne-paqe-me-bate-borisov/
— Redaksia ZHURMA

Komentet