Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Mërkurë · 29 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Egnatia siguron 1.71 milionë euro nga UEFA, mund të arrijë deri në 4.33 milionë

Dy ndeshje miliona euro për Egnatinë; kampionia e Shqipërisë lufton për një shpërblim financiar

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Egnatia siguron 1.71 milionë euro nga UEFA, mund të arrijë deri në 4.33 milionë
FOTO · Foto: Commerzbank-Arena (Haupttribüne) / Wikimedia Commons

TIRANË — Egnatia nuk po lufton vetëm për një kualifikim historik në kupat e Evropës. Kampionia e Shqipërisë po luan edhe për një shpërblim financiar që mund të ndryshojë të ardhmen e klubit.

Falë formulës së shpërndarjes së të ardhurave nga UEFA, skuadra e Rrogozhinës ka siguruar tashmë 1.710.000 euro, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në dy sfidat e ardhshme evropiane.

Kjo shumë është e garantuar edhe në skenarin më të keq: nëse Egnatia eliminohet fillimisht në raundin e tretë të Europa League dhe më pas edhe në “play-off”-in e Conference League, në arkat e klubit do të hyjnë gjithsesi 1.71 milionë euro.

Por, historia nuk mbyllet këtu. Dy ndeshjet e ardhshme vlejnë shumë më tepër sesa një biletë për në fazën e ligës. Ato vlejnë miliona euro. Nëse Egnatia arrin të sigurojë një vend në fazën e ligës së Conference League, përfitimet totale do të ngjiten në 3.870.000 euro.

Ndërsa skenari i ëndrrave është kualifikimi në fazën e ligës së Europa League. Në atë rast, UEFA do t’i sjellë klubit shqiptar plot 4.330.000 euro, një shumë që do të hynte në histori si një nga përfitimet më të mëdha financiare të realizuara ndonjëherë nga një skuadër shqiptare në arenën evropiane.

Pra, Egnatia nuk luan vetëm për lavdinë sportive. Ajo ka siguruar tashmë një “thesar” prej 1.71 milionë eurosh, ndërsa në horizont shfaqen edhe 4.330.000 euro, një shumë që mund të ndryshojë dimensionin ekonomik të klubit dhe të konfirmojë rritjen e futbollit shqiptar në skenën evropiane.

Burim: Top Channel

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →