Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse dyshohet djali për vraj babanë?

Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi urdhër për procedurë hetimore ndaj 30-vjeçarin

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 30-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje”. Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik, kur i dyshuari, pas një konflikti familjar, dyshohet se i ka marrë jetën babait të tij.

Pse dyshohet djali për vraj babanë?
Foto: Ilustrim · Scales of Justice statue, Middlesbrough, Oct 2019 (CC BY 3.0) / Wikimedia Commons

Sipas Prokurorisë, në shtëpinë e familjes kishte shpërthyer një grindje dhe përplasje fizike mes babait dhe nënës së të dyshuarit. Më pas, 30-vjeçari kishte marrë një thikë dhe e kishte sulmuar babanë në oborrin e shtëpisë, duke i shkaktuar më shumë se 30 plagë me thikë në pjesën e qafës dhe gjoksit.

Prokuroria njofton se gjatë hetimit do të ndërmerren veprime të mëtejshme për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Po ashtu, është urdhëruar edhe një ekzaminim psikiatrik i të dyshuarit. Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale, prokurori publik i ka propozuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

— Burim: Shenja, Almakos

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme