Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Dy grabitje në Prishtinë, njëra në market e tjetra në pikë derivatesh

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste grabitjeje të ndodhura në Prishtinë, në një market dhe në një pikë karburanti.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Dy raste të grabitjes kanë ndodhur në Prishtinë, ku njëri rast ka ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” dhe tjetri në një pikë karburanti në rrugën “Hamzë Jashari”.

Dy grabitje në Prishtinë, njëra në market e tjetra në pikë derivatesh
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas Policisë së Kosovës, në rastin e parë në market, një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nuk raportohet për të lënduar.

Në rastin e dytë në pikën e derivateve, një person i dyshuar i panjohur nën kërcënim ka grabitur 430 euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur. As në këtë rast nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme