Dragashi synon trajnimin e mjekëve përmes bashkëpunimit me ESA Kosovo
Komuna e Dragashit planifikon ngritjen e kapaciteteve për stafin shëndetësor me programe të certifikuara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komuna e Dragashit synon të avancojë përgatitjen profesionale të stafit shëndetësor përmes bashkëpunimit me organizatën Acil Servis Akademisi Kosovo – ESA Kosovo, me fokus te reagimi dhe ndërhyrja në situata emergjente. Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të kësaj organizate, Armagan Çelik, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve dhe infermierëve.
Sipas njoftimit të Xheladinit, nisma synohet të konkretizohet përmes marrëveshjeve të bashkëfinancimit, duke nisur me dy programe të certifikuara nga American Heart Association. Programi për Mbështetjen Bazë e Jetës parasheh trajnimin e 30 profesionistëve shëndetësorë, ndërsa programi për Mbështetjen e Avancuar Kardiovaskulare të Jetës përfshin 16 mjekë. «Investimi në përgatitjen profesionale të stafit shëndetësor është investim në sigurinë e pacientëve», ka theksuar Xheladini, duke shtuar se shëndeti mbetet ndër prioritetet kryesore.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar