Rama: Politika e BE-së na ka zhgënjyer, Europa të gjejë momentin e Helmut Kohl
Kryeministri Edi Rama kritikon Bashkimin Europian në Forumin e Zgjerimit në Bruksel për trajtimin e procesit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj Bashkimit Europian lidhur me qasjen ndaj zgjerimit gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Zgjerimit në Bruksel. Duke përmendur ngecjen e shkaktuar dikur nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi se struktura drejtuese e Unionit ka mbetur pas zhvillimeve reale.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi nevojën që institucionet europiane të ndërmarrin hapa vendimtarë të ngjashëm me modelin e ribashkimit gjerman. «Politika e BE-së shpesh na zhgënjen. Nuk do t’i kthehem kohës së poshtërimit, tre vjet, falë vendit të kolegut tim këtu (Maqedonisë së Veriut)», u shpreh ai, duke u bërë thirrje Komisionit dhe Këshillit që t'i ulin vendet kandidate rreth një tryeze të përbashkët.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar