Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të tregojë për të zhdukurit

Eurodeputeti kroat kërkon nga Serbia hapjen e arkivave dhe të vërtetën për personat e zhdukur.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Eurodeputeti kroat Tonino Picula i ka bërë thirrje shtetit serb që të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për fatin e të zhdukurve nga lufta në Kroaci. Gjatë një reagimi në rrjetin social «X», ai theksoi se Vukovari ishte viktimë e agresionit të regjimit të Slobodan Millosheviqit, ndërsa kjo e vërtetë është konfirmuar edhe nga gjykatat ndërkombëtare.

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të tregojë për të zhdukurit
Foto: shenja.tv

Duke diskutuar rezolutën për shkatërrimin e Vukovarit në Parlamentin Evropian, Picula bëri të ditur se nisma synon vendosjen e së vërtetës dhe mbylljen e plagëve të luftës e jo thellimin e ndarjeve. «Më shumë se 1.700 familje ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur», ka theksuar Picula, duke shtuar se përballja me të kaluarën mbetet kusht i pashmangshëm evropian.

Në përmbyllje, eurodeputeti paralajmëroi se paqja në kontinent nuk është e garantuar dhe solli si shembull luftën kundër Ukrainës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme