Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

DPHM: Korriku me temperatura dhe reshje mesatare në vend

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se korriku ishte muaj me temperatura dhe reshje mesatare në nivel shtetëror.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Korriku i këtij viti ishte një muaj me temperatura mesatare dhe me reshje mesatare, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991-2020) në nivel shtetëror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) pas analizës së matjeve dhe vëzhgimeve nga stacionet meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

DPHM: Korriku me temperatura dhe reshje mesatare në vend
Foto: botasot.info

Sipas të dhënave, temperatura mesatare mujore në korrik varionte nga 18.0 gradë Celsius në Mavrovë deri në 27.2 gradë Celsius në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale u mat më 20 korrik në Gjevgjeli me 39.5 gradë Celsius, ndërsa më e ulëta u regjistrua në Berovë më 10 korrik me 4.6 gradë Celsius.

Gjithashtu, më 21 korrik u regjistrua erë jashtëzakonisht e fuqishme, me goditje uraganike. Në Shtip u shënua shpejtësia prej 134 km/h, kurse në Shkup – Zajçev Rid era arriti 130 km/h. Sasia e reshjeve mujore varionte nga 14 mm në Ohër deri në 60 mm në Kriva Pallankë, në formë shiu dhe breshëri.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme