Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:07 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:44 Instituti Shqiptaro-Amerikan mbaj ligjëratë për Kryengritjen e Malësisë06:38 Dafina Dauti publikon këngë "Kosova po pret" për UÇK-në dhe Thaçin para gjykimit në Hagë06:24 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin ishin non-grata, falenderon Trump dhe Rubio06:20 Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era shpejton flakët06:14 Bit Pazar mbetet rrezik për këmbësorët, kryetari premton semaforë dhe legalizim06:10 Ministri Sveçla nderon pjesëtarët e policisë që dhanë jetën në detyrë05:40 Bad Bunny fiton Emmy-n e parë, shfaqja e Super Bowl merr shtatë çmime05:34 Sulm fizik brenda familjes në Klinë, dy të lënduar dhe një i arrestuar05:30 Uk Lushi: Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së, shpallet 16 shtator05:21 Serbia duket e përgatitur më mirë për qasjen transactionale të Washingtonit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Kush u akuzua për kontrabandë droge?

Shtetasi kosovar R.E. u akuzua për prodhim dhe lëshim i paautorizuar i narkotikëve dhe pengim i personit zyrtar

Redaksia ZHURMA 11:54 Përditësuar 17:09 2 min lexim
Kush u akuzua për kontrabandë droge?
FOTO · Ilustrim · Rochester City Court part 1 courtroom (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Shtetasi kosovar R.E. është privuar nga lirësia, pasi në pikën kufitare Bllacë, gjatë kontrollit doganor, dhunshëm dhe në mënyrë të paligjshme e kaloi pikën kalimtare me automjetin në të cilin kontrabandoi drogë, duke vënë në rrezik jetën e punonjësit doganor që e ndaloi për kontroll të detajuar. Kundër tij është dorëzuar kallëzimi penal për dyshimin e bazuar se ka kryer vepra penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe “pengim i personit zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare”, të dyja të dënueshme sipas Kodit Penal.

Më 15 korrik, në orët e mbrëmjes, punonjësit doganorë në pikën kufitare Bllacë e ndalën për kontroll doganor të dyshuarin tashmë të arrestuar R.E. Kontrolli është kryer nga dy punonjës doganorë, ku personi u thirr të hapë bagazhin e mjetit për verifikim. Në momentin kur i dyshuari kuptoi se njëri nga punonjësit doganorë e kishte vënë re çantën nën sediljen e bashkëshoqëruesit dhe u përpoq ta kontrollonte, ai hyri në mënyrë të paligjshme në automjet dhe dhunshëm e kaloi vijën kufitare, duke tërhequr me vete punonjësin doganor që u përpoq ta ndalonte.

Është thirrur policia kufitare, e cila bashkë me punonjësin doganor, pas një ndjekjeje dhjetëminutëshe, ia preu rrugën dhe personi u privua nga lirësia. I dyshuari iu dorëzua Departamentit për Hetime pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë e Doganave, i cili e mori rastin dhe pas veprimeve hetimore dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Publike Themelore Shkup.

Gjatë ikjes, i dyshuari e hodhi çantën me drogë, e cila u gjet pranë vendit të arrestimit. Me urdhër të prokurorit publik, droga iu nënshtrua ekspertizës, ku u konstatua se bëhet fjalë për drogën narkotike marihuanë me peshë një kilogram. Te i dyshuari u gjet gjithashtu edhe armë e ftohtë. Punonjësi doganor që u tërhoq dhunshëm gjatë përpjekjes për ta ndaluar të dyshuarin në ikje, pësoi lëndime të lehta trupore. Të dy punonjësit doganorë që morën pjesë në intervenim në pikën kufitare Bllacë, janë shembull i guximit të përditshëm që punonjësit e investojnë në shërbim, me qëllim mbrojtjen e shtetit.

Burim: Almakos, https://almakos.com/dorezohet-kallezim-penal-kunder-shtetasit-kosovar-qe-dhunshem-e-kaloi-vijen-kufitare-pasi-u-kap-duke-tentuar-te-kontrabandoje-droge/
— Redaksia ZHURMA

Komentet