Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Don Xhoni kërkon falje publike pas incidentit verbal me fansin në Gjakovë

Reagimi erdhi pas një gjesti të pahijshëm nga publiku, por reperi pranon se sjellja e tij nuk ishte profesionale.

Redaksia ZHURMA 17:54 1 min lexim
Don Xhoni kërkon falje publike pas incidentit verbal me fansin në Gjakovë
FOTO · Foto: Ledri Vula (2019) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GJAKOVË — Reperi Don Xhoni kërkoi falje publike pas një incidenti gjatë koncertit të tij në Gjakovë, ku u incizua në një përplasje verbale me një person nga publiku. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxitën reagime të shumta.

Reperi shfrytëzoi llogarinë e tij në InstaStory për t'u kërkuar ndjesë, duke pranuar se nuk e menaxhoi situatën në mënyrën e duhur dhe se reagimi erdhi si pasojë e një ngacmimi: “Dje n’Gjakovë, gjatë performancës e pata ni reagim t’gabum ndaj ni personi n’publik, pas ni gjesti plot t’pahijshëm n’moment drejt meje. Pavarësisht çka ka ndodh, reagimi jem nuk u ka hije i duhuni edhe për këta kërkoj falje.”

Në mbyllje, ai shprehu respekt për publikun: “Respekt për krejt ata që kanë ardh aty edhe që gjithmonë m’kanë përkrah.”
Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Komentet