Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:56 Rama: Shteti do të jetë në sytë e qytetarëve falë inteligjencës artificiale05:46 Kurti nderon Eqrem Kryeziun dhe kujton takimin e fundit në Prizren05:30 Leo dhe Lela ngjallin spekulime fejeje pas video në TikTok05:26 Zjarr në malin e Shashicës mbi Kaninë, era e forta vështirëson ndërhyrjen05:20 Kalaja e Prizrenit mbyll për dy javë për punime emergjente05:17 Dogana sekuestron 2.559 pako barnash pa banderolë në Prishtinë05:10 Gjumia më e gjatë lidhet me uljen e peshës sipas studimi05:05 Koncertet e Kanye West në Shën Petersburg rrezikohen nga mungesa e kontratës me stadiumin04:51 Sindikata e Re e KEK-ut zhvillon aksion simbolik, paralajmëron protestë për nesër04:46 Ministrja Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë për vitin 2026/2027
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse asgjësohen mbi 6 mijë maica të falsifikuara në Kosovë?

Dogana e Kosovës konfirmoi se mbi 6 mijë maica janë asgjësuar pas përfundimit të procedurave ligjore

Redaksia ZHURMA 09:00 Përditësuar 17:53 1 min lexim
Pse asgjësohen mbi 6 mijë maica të falsifikuara në Kosovë?
FOTO · Ilustrim · Beverley Guildhall Courtroom (CC0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Dogana e Kosovës ka asgjësuar mbi 6 mijë maica që janë konstatuar se cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale, pas përfundimit të procedurave të parapara me legjislacionin në fuqi. Rasti kishte nisur më 2 qershor 2026, kur në Terminalin Doganor në Mitrovicë një importues kishte paraqitur për zhdoganim një dërgesë mallrash pa specifikuar markën tregtare të produkteve.

Pas analizës së riskut, dërgesa u përzgjodh për kontroll të detajuar fizik dhe dokumentar, gjatë të cilit zyrtarët doganorë identifikuan elemente që ngritën dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në vijim të procedurave, Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Doganën e Kosovës kontaktoi bartësin e të drejtës, i cili konfirmoi se produktet e paraqitura për zhdoganim cenonin të drejtat e mbrojtura të pronësisë intelektuale.

Pas kësaj, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke inicuar procedurën e kundërvajtjes doganore ndaj importuesit dhe procedurën për asgjësimin e mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale. Më 8 korrik 2026, mbi 6 mijë maicat janë asgjësuar nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, me qëllim që ato të mos qarkullojnë në tregun e Republikës së Kosovës.

Sipas Doganës, rasti është trajtuar në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale dhe dispozitat përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve legjitime, si dhe në garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Burim: Gazeta Dukagjini
— Redaksia ZHURMA

Komentet