Pse u djegën dy automjete të avokatit Asmir Alispahiq në Shkup?
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se incidenti ndodhi pas mesnatës në zonën e Butelit; rasti është aktualisht në hetim.
— Dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur në orët e hershme të mëngjesit të 25 qershorit. Sipas konfirmimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për portalin "Fokus", incidenti ka ndodhur rreth orës 02:20 në zonën e Butelit.
Autoritetet e policisë në SPB Shkup raportojnë se janë djegur një automjet "Passat" me targa të Shkupit, në pronësi të Alispahiqit (42 vjeç), si dhe një "Mercedes" me targa të Velesit, në pronësi të një personi me inicialet M.M. (37 vjeç). Një ekip inspektimi ka dalë në terren dhe rasti është aktualisht në proces hetimi.
Avokati Alispahiq, i cili përfaqëson të pandehurit në shumë çësje me interes publik, deklaroi se nuk ka keqkuptime me askënd dhe nuk dyshon në persona konkretë. Ai theksoi se i beson sjelljes profesionale të institucioneve, ndërsa motivi i djegies mbetet i panjohur për të.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.