Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:19 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:17 Haziri: LDK-ja do të votojë me vota të plota kandidatin e saj politik për president03:04 Negociatat për Rita Orën te Akordet e Kosovës dështuan për shkak të kostos03:00 Arjeta Puca: Ron Yefet do të investojë 70 milionë euro në Timak Albania02:55 IDFT hap edicionin e pestë me “Neighbours / From Motherland”02:42 Gocevski rrëfen se gjeneralët e JNA-së kërcënuan me rrafshimin e Kuvendit02:31 Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin pretekst për Gjykatën Speciale02:18 Samuel Eto’o akuzohet për marrje 567 mijë euro me origjinë ruse02:12 Dua Lipa dhe Callum Turner dorë për dore në eventin e Bvlgari në New York01:09 Gashi: Presidenca s’mund të jetë shpërblim politik, duhet kompromis00:59 Rama ofron 5 mijë lekë pensionistëve
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Dhuna në protestën e Kuvendit, dy arrestuar

Njëri siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to

Redaksia ZHURMA 15:02 Përditësuar 16:25 1 min lexim
Dhuna në protestën e Kuvendit, dy arrestuar
FOTO · Ilustrim · Albania Police Control on Highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Në Gjykatën e Tiranës nesër mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit. Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.

Më konkretisht, Artemisa Islamaj , sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit.

Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë , një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë. Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Komentet