Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dëshmia e Jozefin Markut në gjykatë pas përleshjes me Eduard Kuçin

Zbardhet dëshmia e këngëtarit Jozefin Marku në gjykatë pas masës së sigurisë arrest shtëpie për përleshjen me Eduard Kuçin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij, Kristjan Nikollin, të cilët akuzohen për dhunën ndaj Eduard Kuçit. Detaje të reja janë bërë të ditura nga seanca me dyer të mbyllura, ndërsa në dëshminë e tij Marku është mbrojtur duke u shprehur se veprimi ka qenë në gjaknxehtësi e sipër.

Dëshmia e Jozefin Markut në gjykatë pas përleshjes me Eduard Kuçin
Foto: zhurnal.mk

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen. E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, është shprehur Marku, raporton Top Channel.

Nga ana tjetër, Kristjan Nikolli ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa për municionin e gjetur në banesë ka shtuar se ishte i ndryshkur dhe në kushte të papërdorshme.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme