Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dëshmia e Ali Ahmetit pritet të bëhet publike javën e ardhshme në Hagë

Sipas raportimeve, gjasat janë të mëdha që dëshmia e kryetarit të BDI, Ali Ahmetit, në rastin e "Çlirimtarëve" të publikohet javën e ardhshme.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjasat janë të mëdha që dëshmia e Ali Ahmetit, kryetar i BDI, të bëhet publike javën e ardhshme. Ai ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e njohur si "Çlirimtarët", sipas asaj që raporton portali Lideri.mk.

Dëshmia e Ali Ahmetit pritet të bëhet publike javën e ardhshme në Hagë
Foto: zhurnal.mk

Në një intervistë të dhënë përmes lidhjes direkte në Klan News, Ahmeti është shprehur edhe për këtë çështje. Ai ka theksuar se nuk ka qenë në cilësinë e dëshmitarit, por në cilësinë e njërit prej themeluesve të UÇK-së dhe njërit prej udhëheqësve të LPK-së. Ahmeti ka shtuar se që atëherë ka insistuar që e gjithë ajo që ka thënë atje të publikohet.

Megjithatë, sipas tij, vendimi i Gjykatës ka qenë se ato nuk mund të publikohen deri në fund të procesit. Procesi pritet të përfundojë javën e ardhshme, kur priten vendimet përfundimtare. Shqiptarët po presin që ato të jenë në favor të udhëheqësve të UÇK-së, dhe në bazë të asaj që tha Ahmeti, krijohet bazë edhe për publikimin e dëshmisë së tij.

Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 14 shtator Dëshmia e Ali Ahmetit pritet të bëhet publike javën e ardhshme në Hagë · ky artikull
  2. 17 tetor Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen
  3. 18 tetor Ali Ahmeti: Protestat në Shqipëri dëmtojnë ekonominë dhe turizmin
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme