Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Sejdiu: Të rinjtë nuk pyesin më nëse do të largohen, por kur

Aktivistja theksoi në emisionin #TROÇ se pagat e ulëta në sektorin privat po e bëjnë të papërballueshme mbijetesën për gjeneratën e re.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Aktivistja Delvina Sejdiu, në një bisedë mbi problemet e rinisë në emisionin #TROÇ, ka deklaruar se pyetja për të rinjtë tashmë nuk është se a do të largohen, por kur do të ndodhë kjo. Sipas saj, rinia nuk ka më as besim dhe as shpresë për të vazhduar jetesën në vend.

Sejdiu: Të rinjtë nuk pyesin më nëse do të largohen, por kur
Foto: 2017.02.24 Dance Protest Celebrating Trans Youth, Washington, DC USA 01246 (3307 / Wikimedia Commons

Sejdiu vlerëson se dëshpërimi i krijuar te moshatarët e saj nuk u lë atyre asnjë alternativë tjetër veç largimit. Kjo gjeneratë, sipas aktivistes, po paguan një çmim mjaft të lartë si pasojë e një sistemi të keqndërtuar ndër vite.

Ndonëse ajo thekson se vende pune ka, sidomos në sektorin privat, mbijetesa mbetet e vështirë për shkak të pagave të ofruara që nuk përputhen me standardin e shtrenjtë të jetesës.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme