Debat në Kuvend për propozimet e ministrit Çeku në Këshillin e Shkencës
Përfshirja e ish-kandidates së Vetëvendosjes për deputete, Majlinda Bregasi, në listën për Këshillin Kombëtar të Shkencës nxit kritika nga opozita në Kuvend.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka propozuar pesëmbëdhjetë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, ku bën pjesë edhe Majlinda Bregasi, e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë seancës së Kuvendit, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka diskutuar kandidaturën e saj duke vënë në pah angazhimin e mëparshëm politik në partinë në pushtet.
Kritika për listën e propozuar ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i cili ka ngritur shqetësime se njëri nga kandidatët nuk i ka të përfunduar as studimet bachelor, pa ia përmendur emrin. Në mesin e anëtarëve të emëruar është edhe rektori i Universitetit «Ukshin Hoti» në Prizren, Mentor Alishani, i cili është vëllai i asamblistes dhe ish-kandidates për deputete të LVV-së, Dafina Alishani.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


