De Wever: Duhet të jetë shqiptari, ai shfaqet tinëzisht nga pas
Një veprim i papritur i kryeministrit Rama ndaj homologut belg gjatë një takimi ka sjellë reagime dhe të qeshura mes të pranishmëve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një ngjarje e pazakontë është shënuar gjatë takimit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Berlin, ku kryeministri Edi Rama i është afruar homologut të tij belg, Bart De Wever, ndërsa ky i fundit po fliste para gazetarëve dhe kamerave. Rama e ka përqafuar nga pas në befasi, duke sjellë një moment të çlirët përpara mediave.
Përballë këtij veprimi, kryeministri belg ka reaguar me një batutë që ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë. De Wever u shpreh para gazetarëve: «Duhet të jetë shqiptari. Ai gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas…».