De Wever: Djali shqiptar shfaqet gjithmonë nga pas
Pamjet e përqafimit të papritur të Edi Ramës ndaj kryeministrit belg në Berlin janë bërë virale në rrjet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Edi Rama u bë protagonist i një momenti të veçantë gjatë takimit të «Koalicionit të Vullnetmirëve» në Berlin, kur iu afrua nga pas dhe përqafoi papritur homologun e tij belg, Bart De Wever, ndërsa ky i fundit po u fliste gazetarëve. I befasuar nga ky veprim, De Wever reagoi menjëherë me humor në anglisht, duke thënë se «Duhet të jetë djali shqiptar, ai shfaqet gjithmonë nga pas». Pamjet e këtij momenti u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale dhe u pasqyruan edhe nga mediat e huaja.