De Sousa: Ballkani Perëndimor nuk është periferia e Europës, ofron mundësi
Në kryeqytet po zhvillohet dita e dytë e Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të mbështesë reformat për vendet e rajonit. Sipas saj, rajoni ofron sot mundësi të mira për investime dhe luan një rol të rëndësishëm falë afërsisë gjeografike dhe ekonomive të integruara.
Duke folur në këtë ngjarje, de Sousa u a shpreh: «Ne takohemi në një moment përcaktues për Evropën. Ju nuk jeni periferia e Evropës, ju jeni e ardhmja e Evropës. Investimi në Ballkanin Perëndimor, do të thotë të investojmë në qëndrueshmërinë e Evropës.» Ajo shtoi se përfitimet e anëtarësimit nisin shumë më shpejt dhe se qeveritë duhet të shpejtojnë reformat, të forcojnë shtetin e së drejtës dhe të reduktojnë barrierat.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



