Dancing House nga Gjilani fiton dy çmime në Shkup
Shkolla e Vallëzimit Modern nga Gjilani arrin sukses ndërkombëtar në garën e mbajtur në Shkup.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Shkolla e Vallëzimit Modern «Dancing House» ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke u dalluar në garën «STAGE International Dance Competition», e cila u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Me dy grupe pjesëmarrëse, valltaret e reja përfaqësuan denjësisht qytetin e Gjilanit përmes talentit, përkushtimit dhe disiplinës.
Rezultatet e arritura përfshijnë vendin e dytë në kategorinë Hip Hop Group Junior dhe vendin e tretë në kategorinë Open Formation Children. Pas këtij suksesi qëndrojnë orë të shumta pune, angazhimi dhe sakrifice nga valltaret, ku meritë u atribuohet gjithashtu profesoreshës Naski Ahmeti, asistentes Rinesa Arifi, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve përgjatë procesit të përgatitjeve.