Dafina Zeqiri publikon nesër këngën e re me motive tradicionale
Këngëtarja ka ndarë sekuenca nga videoklipi i xhiruar në Shqipëri, ku shfaqet e veshur me veshje me motive tradicionale.
PRISHTINË — Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri të premten, më 24 korrik, në orën 18:00. Artistja e konfirmoi datën e lansimit përmes një njoftimi në rrjetet e saj sociale, duke zgjuar kureshtjen e fansave për këtë projekt.
Në pamjet e para të ndara në Instagram, Zeqiri shfaqet me një veshje të veçantë me motive tradicionale shqiptare. Videoklipi duket se është realizuar në Shqipëri, duke sjellë një ndërthurje të elementeve moderne me detaje të trashëgimisë sonë.
Pavarësisht paralajmërimit, këngëtarja ka vendosur të mos e zbulojë ende titullin e këngës apo detaje të tjera rreth projektit, duke e mbajtur atë surprizë deri në publikimin e plotë.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA