Çmimi i drunjve mbetet i njëjtë, bie interesimi i qytetarëve
Çmimi i drunjve për ngrohje ka mbetur rreth 60 euro për metër, ndërsa shitësit dhe qytetarët flasin për ndikimin e klimave dhe kostot e larta.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Çmimi i drunjve për ngrohje ka mbetur i njëjtë me vitin e kaluar, duke u shitur rreth 60 euro për metër. Megjithatë, interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre ka shënuar rënie, ndërsa si një nga arsyet përmendet përdorimi më i madh i klimave për ngrohje.
Florian Haxholli, punëtor në shitjen e drunjve, theksoi se çmimi aktual është 60 euro për metër, por ekziston mundësia që të rritet në 70 euro, duke shtuar se mungojnë të interesuarit pasi qytetarët po orientohen më shumë drejt ngrohjes me klima.
Nga ana e tyre, qytetarët shfaqin mendime të ndryshme lidhur me mënyrat e ngrohjes dhe çmimet. Enver Ahmeti tregon se familja e tij vazhdon të ngrohet kryesisht me dru, por vlerëson se çmimi i tyre është shumë i lartë. Ndërkaq, Arsim Osmani shpreh mendimin se përdorimi i klimave mund të ketë ndikuar në uljen e çmimit të drunjve, duke shtuar se ai vetë nxehet me dru pasi e ka malin e tij dhe e konsideron opsion më të shëndetshëm. Përballë këtyre mundësive, Afërdita Halili Pllana tregon se familja e saj përdor ngrohjen qendrore të Termokosit, por çmimet e kësaj forme të ngrohjes i cilëson gjithashtu si të papërballueshme dhe shumë të larta.